Rreth nje vit me pare, historiani,
Richard Overy, publikoi "The Times Complete History of the World", nje
liber ne te cilin rendit 50 pikat kryesore te historise se njerezimit,
shpikjet me te medha pergjate mijevjecareve.
Nderkohe
ne menyre me modeste, disa shkencetare te "British Science Association"
kane paraqitur 10 shpikjet e fundit, te cilat kane ndryshuar
thelbesisht boten dhe jeten tone.
GPS -
Global Positioning System, perdor nje rrjet satelitesh qe ndodhen
perrreth Tokes per te percaktuar me saktesi pozicionin ku ndodhet cdo
marres ne planetin tone. Ne te kaluaren eshte perdorur nga Mbrojtja
Amerikane, per te drejtuar zjarrin e artilierise. Ne fund te viteve
70-te, perdorimi i tij u be ne kuadrin civil. Sot perdoret per te
gjetur pozicionin e makinave, anijeve ose avioneve.
WALKMAN
- Nel 1979 Sony, hodhi ne treg nje lexues muzikor te quajtur "Walkman".
Prej asaj kohe dashuria per muziken e disa personave ka ndryshuar
thelbesisht: kush donte te degjonte melodine e tij te preferuar nuk
kishte nevoje te rrinte dhe te priste apo ta ndante kenaqesine me te
tjere njerez. Pergjate gjithe viteve 80-te kishte nje "boom" shitjesh
te kesaj aparature, e cila doli ne pension pas hedhjes ne treg te Mp3.
Darkat para TV dhe ushqimet e gatshme-
Ne kete rast me shume se shpikje, mund te flitet per zakone te keqija
moderne. Nese para viteve 70-te, perendimoret ishin te mesuar te
ushqeheshin ne nje tavoline dhe te diskutonin per ore te tera, me
zhvillimin e shoqerise, konsumimi i darkave te tilla u be gjithnje e me
i rralle. Te hash darken para televizorit me ushqime te gatshme, tashme
eshte bere zakon i familjeve.
PLAYSTATION - Ky
aparat ishte nje tjeter shpikje e Sony, qe ndryshoi jeten tone dhe
sidomos menyren e te argetuarit. Doli per here te pare ne Japoni ne
dhjetor te vitit 1994 dhe solli ne mode gjeneraten playstation te
viteve 90-te.
Rrjetet sociale- Nese te rinjte
e viteve 90-te merreshin me playstation, te sotmit i perkasin
"gjenerates Facebook", i cili per momentin eshte rrjeti social me i
famshem ne bote. Sot miliona persona komunikojne permes rrjeteve te
tilla, duke shkembyer mesazhe, foto dhe video.
SMS
- Jo vetem qe kane detyruar njerezit te flasin pak, po ka krijuar edhe
nje fjalor te ri (shpesh edhe te pakuptueshem) dhe nje gramatike te re.
SMS-se (Short message service) tashme jane nje shpikje prej se ciles
njeriu nuk mund te heqe dore.
Kartat e Kreditit-
Quhen ndryshe edhe monedha elektronike dhe garantojne siguri dhe
jetegjatesi. Edhe pse ka shume mashtrues te cilet klonojne karta te
tilla dhe grabisin parate e te tjereve, kartat te japin mundesine qe te
shpenzosh pavaresisht se ne cilin cep te botes ndodhesh.
Mikrovalet-
Jane rreze elektromagnetike me gjatesine e vales nga 1 mlm ne nje
meter. Fale tyre mund perdorim telefonat celulare dhe televizoret
satelitore.
Kepucet e gjimnastikes -
Ekzistojne prej nje shekulli, por ne 40 vitet e fundit jane nje mjet
per te praktikuar sport dhe nje instrument mode, fale personave te
medha sportive si Michael Jordan.